Zëvendëskryeministri për Çështje evropiane, Bojan Mariçiq ka mbajtur takim pune me ambasadorin e Mbretërisë së Holandës, Dirk Jan Kop në Maqedoninë e Veriut.
Siç kumton SÇE, në takim është diskutuar për angazhimin e ndërsjellë në avancimin e bashkëpunimit ekzistues me Holandën në sferat kyçe dedikuar reformave në negociatat qasëse.
“Maqedonia e Veriut dhe Holanda shënojnë një partneritet dhe aleancë të kahershme në zbatimin e procesit të përgjithshëm të integrimit evropian të vendit tonë”, thuhet në komunikatë.


