Riot Games, në pronësi të gjigantit Kinez Tencent, do të shkurtojë 530 vende pune ose 11 përqind të fuqisë së saj punëtore globale.
Shefi ekzekutiv Dylan Jadeja i tha stafit se shkurtimet kanë ardhur për shkak të rritjes së kostove të cilat janë të papërballueshme për kompaninë.
Riot, me seli në Los Angeles, tha se ekipet jashtë bërthamës së zhvillimit, do të preken më së shumti nga shkurtimet. Vitin e kaluar, Amazon, ByteDance shkurtuan vendet e punës në divizionet gaming, ndërsa Epic Games, Ubisoft dhe Niantic shkurtuan kostot.
Humbjet e vendeve të punës mendohet që kanë ardhur për shkak të rekrutimit të lartë që ndodhi gjatë pandemisë së Covid-19 në 2020.
Kur izolimi i pandemisë mbaroi, shitjet filluan të ngadalësohen. Konsumatorët gjithashtu nuk po blejnë më titujt të kushtueshëm për shkak të inflacionit të lartë.
Tencent bleu pjesën më të madhe të aksioneve të Riot Games në 2011 dhe gjithashtu ka një përqindje në Epic Games. /CIO Albanian


