Me moton “Vit i mundësive evropiane”, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut mbajti konferencën vjetore, me ç’rast u bë përmbledhja e punëve që shënuan vitin që lam pas.
Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi në fjalimin e tij përmendi Rusinë si faktor për destabilizim të situatës në Maqedoninë e Veriut dhe në vendet e rajonit, duke potencuar se e vetmja mënyrë që vendi të vazhdoj rrugëtimin europian dhe të mos ndikohet nga politika pro-ruse.
Grubi shtoi se qytetarët dhe politikanët duhet të vendosin bashkarisht për një Maqedoni europiane dhe larg frymës destabilizuese ruse.


