
Gjykata Speciale ka konfirmuar për Insajderin se është duke zhvilluar operacione në Kosovë, rrjedhimisht ka konfirmuar arrestimin e ish-komandantin të UÇK-së, Haxhi Shala i njohur me nofkën “Topi”.
“Zyra e Prokurorit të Specializuar është duke zhvilluar operacione të vazhdueshme në Kosovë dhe nuk ka komente të tjera”, thuhet në përgjigjen e ZPS-së.
Theksojmë se në gusht të vitit 2020, Shala ishte ftuar nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit, e në tetor ishte intervistuar.
Gjykata Speciale herë pas here ka realizuar operacione nëpër disa lokacione në Kosovë. Cak i bastisjeve kanë qenë njerëzit e afërt me ish-presidentin e vendit, Hashim Thaçi.
The post Arrestimi i komandat “Topit” – deklarohen nga Specialja appeared first on Insajderi.



