Pendarovski: Pres bisedime intensive midis pushtetit dhe opozitës për ndryshimet kushtetuese

FOTO/Presidenca
FOTO/Presidenca
Press Online
23 Korrik 2023, 17:48

Pres në disa muajt e ardhshëm, qëllimisht e potencoj disa muaj, se do të na presin biseda intensive midis pushtetit dhe opozitës në të cilat përfundimisht të mund të bindemi se ky është moment strategjik të cilin nuk mund ta humbasim për të ardhmen e shtetit, potencoi presidenti Stevo Pendarovski lidhur me aktivitetet e paralajmëruara në Kuvend për hapjen e Kushtetutës.

Gjatë vizitës së sotme të punës në komunën Pustec në Shqipëri, shefi i shtetit tha se nuk pret hapja e Kushtetutës të ndodhë në gusht.

“Qëndrimet e dy grupacioneve në Kuvend janë shumë të qarta dhe deri më tani nuk kanë ndryshuar. Nga e marta më tej fillon procedura në Parlament”.

Nuk pres faza e parë e votimit për hapjen eventuale të ndryshimeve kushtetuese të ndodhë në gusht, kam pritshmëri se kjo do të jetë me siguri pas pushimeve vjetore, diku nga fundi i shtatorit. Ndryshe, e gjithë korniza kohore e cila pritet eventualisht ta ndryshojmë Kushtetutën duhet të përfundojë formalisht deri më 30 nëntor, derisa zgjat skriningu, potencoi Pendarovski.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter