Jam i kënaqur me takimet me qytetarët në kuadër të “Kabinetit të Hapur” – qytetarët e njohin gatishmërinë për t’i dëgjuar, me propozime që vijnë direkt prej tyre, të cilat së bashku me ekipin i shikojmë me shumë vëmendje, sepse këto janë probleme me të cilat ata i perceptojnë dhe po ballafaqohen dhe kështu mund të kemi zgjidhje të shpejta, njoftoi ministri i Punëve të Brendshme në faqen e tij në Fejsbuk.
Ministrja thekson se në kuadër të këtyre takimeve qytetarët rrallë vijnë për çështje personale, por vijnë për të mirën e përbashkët të të gjithëve.
“Flasim për sigurinë në komunikacion, dëgjojmë lëvdata për praninë më të dukshme të policisë nëpër qytete, kontrolli i policisë rrugore është i dukshëm, reduktimi i pridhjeve të rendit dhe qetësisë publike, vjedhjet e rënda, grabitjet…, dëgjojmë propozimet në fushën e punëve drejtuese, në fushën e dhënies së lejeve… – e gjithë kjo ka krijuar një perceptim të madh të sigurisë tek qytetarët se gjendja e sigurisë është përmirësuar shumë”, shkruan Spasovski, përcjell PRESSonline.al
Sipas njoftimit të ministrit, në të gjitha takimet e mëparshme në mbarë vendin, bashkërisht është konstatuar se nuk ka selektivitet në trajtim, trajtohen të gjitha rastet, pavarësisht se për çfarë bëhet fjalë.






