1. Lajme
  2. SPORT
  3. Manchester City bind ndaj Leeds United, Chelsea rikthehet te fitorja pas tetë javëve

Manchester City bind ndaj Leeds United, Chelsea rikthehet te fitorja pas tetë javëve

featured

Leeds United ia doli të reagonte në minutën e 85’, me Rodrigo që realizoi golin e vetëm të miqve në këtë përballje. Pas javës së 35-të, Manchester City kryeson me 82 pikë, katër më shumë se Arsenal i vendit të dytë, teksa Leeds United renditet në vend të 17-të me 30 pikë.

Chelsea rikthehet te fitorja pas tetë ndeshjeve, duke kaluar krizë ku ndodhej. “Blutë” e Londrës morën fitoren 1-3 ndaj Bournemouth në transfertë, në takimin e javës së 35-të të Premier League.

Në minutën e 9’ Gallagher zhbllokoi takimin, duke u dhënë avantazhin miqve.  Megjithatë në minutën e 21’ Vina barazoi për vendasit. Në minutën e 82’ Badiashille riktheu avantazhin te Chelsea dhe njëkohësisht realizoi golin e tij të parë me “Blutë” e Londrës, teksa në minutën e 86’ Joao Felix realizoi golin e tretë për ekipin e tij.

Pas kësaj përballjeje Chelsea renditet në vend të 11-të me 42 pikë, teksa Bournemouth renditet në vend të 14-të me 39 pikë. Tottenham merr fitoren minimale 1-0 ndaj Crystal Palace, me golin e vetëm të këtij takimi që u realizua nga Kane në minutën e 45+1’.

Sfida foli për më shumë “Spurs”, të cilët pas këtij takimi ngjiten në vend të gjashtë me 57 pikë, teksa Crystal Palace renditet në vend të 12-të me 40 pikë.

Wolves-Aston Villa mbyllet me rezultatin 1-0 me golin e vetëm të kësaj sfidë që u realizua nga Toti në minutën e 9’, duke zhbllokuar sfidën dhe duke i dhuruar tri pikët ekipit të tij. Pas këtij takimi Wolves renditet në vend të 13-të me 40 pikë, teksa Aston Villa në vend të tetë me 54 pikë.

Manchester City bind ndaj Leeds United, Chelsea rikthehet te fitorja pas tetë javëve
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.