Çfarë ndodh në trup kur ndezim një cigare

Press Online
25 Prill 2023, 11:18

Gjatë pirjes së cigares, ku duhani digjet në një temperaturë prej rreth 900 gradë celsius, lirohet tym i trashë, i cili përmban një numër të madh përbërësish të dëmshëm si për duhanpirësin, ashtu edhe për mjedisin e tij. Shkenca ka vërtetuar se shkaqet kryesore të sëmundjeve të lidhura me pirjen e duhanit janë substancat e dëmshme dhe me gjasë të dëmshme që gjenden në tymin e cigares. Kur thithni tymin, përbërësit e dëmshëm ngjiten në mushkëri dhe e pengojnë funksionimin normal. Dëmi nga këto grimca është aq i madh dhe me pasoja afatgjata, saqë pas lënies së duhanit duhen vite që të rikthehet të paktën një pjesë e funksionimit normal të mushkërive dhe rreziku i zhvillimit të sëmundjeve të fillojë të ulet. Përveç kësaj, përmes qarkullimit të gjakut, këta përbërës të dëmshëm barten në të gjithë trupin. Njerëzit zakonisht pinë duhan për shkak të nevojës për nikotinë, kurse pasojat shëndetësore shkaktohen nga katrani.

Gjatë procesit të djegies, cigaret lëshojnë mbi 6000 përbërës të ndryshëm, nga të cilët pothuajse 100 klasifikohen si të dëmshëm dhe me gjasë të dëmshëm. Nuk ka pothuajse asnjë ind në trup, në të cilin pirja e duhanit nuk shkakton ndonjë efekt të dëmshëm. Një nga problemet kryesore shëndetësore që lidhen me pirjen e duhanit janë sëmundjet e dhëmbëve dhe mishrave të dhëmbëve, sëmundjet kronike të mushkërive, impotenca, infertiliteti dhe problemet kardiovaskulare.

Nëse temperatura ulet në një nivel ku duhani vetëm nxehet dhe nuk digjet, tymi eliminohet. Kjo është ajo që i bën produktet pa tym, të cilat bazohen në teknologjinë e ngrohjes në vend të djegies së duhanit, të dallohen nga cigaret. Kur përdoren, produktet pa tym krijojnë aerosol që përmban nivele ndjeshëm më të ulëta të substancave të dëmshme dhe me gjasë të dëmshme në krahasim me tymin e cigares.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter