Humbën ndaj AEK, tifozët e Olympiacos pushtojnë fushën dhe shkatërrojnë stadiumin

featured
Press Online
24 Prill 2023, 18:27

Derbi me Olympiacos Piraeus dhe AEK Athens u mbyll me rezultatin 1-3, sfidë e vlefshme për raundin e 31 të kampionatit kryesor të futbollit grek.

Pas kësaj humbjeje tifozët vendas kanë shkatërruar stolat e stadiumit “Georgios Karaiskakis” dhe “pushtuan” fushën.

Nga videot e bëra virale në rrjet tifozët Olympiacos shihen duke u përplasur me policinë në fushë, ndërsa i godasin me stola.

Pas këtij takimi Olympiacos qëndron në vend të tretë të renditjes me 63 pikë, teksa AEK fiton kreun me 72 pikë./ SuperSport


Top Channel

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter