1. Lajme
  2. SHOWBIZ
  3. Kërcënimet, ofendimet dhe mallkimet për të, Lorin dhe Arbanën/ Sara Hoxha reagon për herë të parë dhe të fundit

Kërcënimet, ofendimet dhe mallkimet për të, Lorin dhe Arbanën/ Sara Hoxha reagon për herë të parë dhe të fundit

featured

Producentja e ‘Big Brother VIP’, Sara Hoxha ka reguar sot për herë të parë dhesiç thotë ajo  të fundit, lidhur me mesazhet e kërcënimeve, ofendimeve e mallkimeve që stafi i këtij formati merr. Shkak për këtë reagim, u bë një mesazh i mbërritura në inbox-in e saj në Instagram, të cilin Sara e ka shpërndarë edhe me ndjekësit e saj.

Mesazhi në fjalë, mallkonte Sarën, familjarët e saj si dhe Arbanën.

Sara shkruan se e gjitha është një shfaqje televizive dje bëhet në kuadër të lojës, një shprehje shumë e famshme kjo e këtij viti.

“Gëzuar Ramazanin të gjithëve. Teksa vijmë në përfundimin e këtij muaji të shenjtë të agjërimit dhe reflektimit shpirtëror, le të kujtojmë rëndësinë e mirësisë, respektit dhe dhembshurisë ndaj njëri-tjetrit, si në internet ashtu edhe në të vërtetë. Ndërsa kjo është hera e vetme që do të flas për këtë, unë, kolegët e mi dhe banorët kërcënohemi dhe fyemi cdo ditë. Dëshiroj t’ju kujtoj se është një shfajqe televizive dhe gjithcka bëhet në kuadër të lojës. Shikim të këndshëm!”, ka shkruar Sara.


Kërcënimet, ofendimet dhe mallkimet për të, Lorin dhe Arbanën/ Sara Hoxha reagon për herë të parë dhe të fundit
|