1. Lajme
  2. MAQEDONI
  3. Shkup, zgjidhjes së problemit me transportin publik nuk i shihet fundi

Shkup, zgjidhjes së problemit me transportin publik nuk i shihet fundi

featured

Banorëve të kryeqytetit u ka mbaruar durimi. Ata thonë se për më shumë se 5 muaj po vonohen vazhdimisht për në punë dhe në shkolla apo për realizimin në kohë të angazhimeve ditore, sepse në disa linja autobusë ka shumë rrallë. Sipas tyre edhe atëherë kur janë në kohë në disa stacione nuk ka vend për të gjithë dhe shoferët nuk hapin dyert, duke bërë që disa të shkojnë në këmbë në shkollë, e të tjerë me taksi në punë. Ata janë të revoltuar me Qytetin e Shkupit që tashmë disa muaj nuk po arrin të zgjidh kaosin e krijuar në kryeqytet pas largimi të autobusëve privatë nga transporti urban.

Nuk e di se çfarë është kjo punë, nuk ka autobusë. Ka shumë rrëmujë. Sapo isha tek mjeku në ambulance, autobusët të gjithë të mbushur me njerëz. Rrallë, rrallë, do 30 deri 45 minuta. Këto nuk e di se çfarë bëjnë, çfarë mendon tani ky popull. Arsovska, apo si e pati emrin, e gjitha tek ajo është.

“Shumë. Kishte nxënës të rinj, nxënës që dalin nga shkolla. Të paedukatë, nuk u lëshojnë vendin më të moshuarve. Kjo është linja më e ngarkuar në këtë pjesë të qytetit. Kjo është katastrofë. Duhet ë ketë autobus çdo 15 minuta dhe jo në 25 minuta. Gjithmonë vonohen.”

“Udhëtojmë çdo ditë, e vështirë, ka shumë njerëz. Po mundohemi, pak me herët ishte rrëmujë. Sigurisht që jemi të revoltuar, por çfarë të bëjë populli, çfarë mund të bëjë? Duhet ta zgjidhin, herët është, për nja 10 vjet do e zgjidhin. Herët është, duhet të vjedhin para akoma, kanë vjedhur pak deri tani. Shumë rrëmujë ka, në çdo linjë, nëpër të gjithë qytetin. Vonohemi gjithkund. S’kanë problem institucionet, drejtuesit e institucioneve lëvizin me vetura, qytetarët që shfrytëzojnë transport publik vuajnë pasojat.”

“Kur bëhet më vonë është shumë rrëmujë. Nuk ka vend dhe me raste nuk i pranojnë edhe njerëzit. Ka ndodhur më autobusin numër 19, është aq përplot sa që nuk i hapin dyert që të hipin njerëz të tjerë. Nuk e bëjnë punë siç duhet, nuk u intereson shumë për nxënësit që udhëtojnë. Unë jam në shkollë të muzikës, larg është. Në këmbë më bie rreth 40 minuta larg dhe patjetër duhet të shkoj me autobus, dhe zakonisht vonohem. Zakonisht vonohen, detyrohem të shkoj me taksi.”

Qyteti i Shkupit deri tani ka hapur disa thirrje publike për transportuesit privat që do të plotësojnë linjat ku nuk ka numër të mjaftueshëm autobusësh, por asnjë nga ato thirrje nuk ka pasur sukses. Më 10 prill u hap thirrja e fundit publike, por nga Qyteti i Shkupit nuk përgjigjen në pyetjet nëse kësaj radhe do të ketë sukses apo do të dështojë sërish. Transportues kërkohen për 16 linja, të cilat gjatë këtyre muajve kanë funksionuar me shumë pak autobusë të NQP e të cilët mbingarkohen me pasagjerë. Për këto linja nevojiten 115 autobusë dhe 245 shoferë, ndërsa thirrja do të zgjasë deri më 24 prill. Mbeten të paqarta arsyet që çuan në dështimin e thirrjes së tretë publike, sepse rreth tre javë më parë Arsovska tha se ishin paraqitur transportues./Alsat.mk

Shkup, zgjidhjes së problemit me transportin publik nuk i shihet fundi
|