Më shumë se 7,000 ushtarakë ukrainas konsiderohen aktualisht të zhdukur, sipas një zyrtari ukrainas.
Oleh Kotenko, komisioneri për personat e zhdukur tha se kjo shifër përfshin të vdekurit dhe të kapurit.
Ai tha se rreth 60 deri në 65% e njerëzve të zhdukur zakonisht rezultojnë të jenë në robëri, ndërsa pjesa tjetër mund të mos jetë më gjallë.
“Shpresojmë që ata njerëz që ne kërkojmë si persona të zhdukur, me të vërtetë janë kapur (në vend të vdekur),” tha Kotenko në televizion, siç citohet nga media ukrainase New Voice.
Që nga fillimi i pushtimit të plotë të Rusisë shkurtin e kaluar, Ukraina ka sjellë 2,235 të burgosur lufte nga robëria ruse, tha Presidenti Volodymyr Zelenskyy.
Top Channel