Bayern i pafuqishëm për City-n, përballje “titanësh” në gjysmëfinale

featured
Press Online
19 Prill 2023, 23:27

Man City ka barazuar 1-1 me Bayern në Allianz Arena por ka siguruar kualifikimin pas fitores 3-0 në Angli.

Haaland realizoi në minutën e 57′, ndërsa për vendasit shënoi Kimmich i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë.

Tani Qytetarët do të përballen me Real Madrid në gjysmëfinale.

Kujtojmë, se Haaland humbi një mundësi në minutën e 38′ duke gabuar nga pika e bardhë.

Ndërkohë, gjysmëfinalja e parë mes Real Madrid dhe Man City luhet më 9 maj në “Santiago Bernabeu”, ndërsa ajo e kthimit në “Etihad” më 16 maj.

Finalja e Champions League do të zhvillohet më 10 qershor në Stamboll.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter