Barcelona planifikon t’i ofrojë Leo Messit një marrëveshje dyvjeçare e cila do ta mbante atë në klub deri në verën e vitit 2025, raporton David Bernabeu, gazetar i besueshëm i Diario Sport.
Argjentinasi do të kishte një pagë prej rreth 13 milionë euro në vit, e ngjashme me atë të Robert Lewandowskit. Klubi do të përfshijë gjithashtu një klauzolë që lejon Messin të largohet falas në vitin 2024 nëse ai dëshiron ta bëjë këtë.
Një tjetër burim kryesor, Fernando Polo i Mundo Deportivo, konfirmon se Barça po përgatit një marrëveshje dyvjeçare për Leon. Klubi do të festojë 125 vjetorin e në nëntor 2024 dhe ata duan që argjentinasi të marrë pjesë në ceremoni.
Raportet e mëparshme thanë se Messi dëshironte të qëndronte në Evropë për të paktën edhe një vit, në mënyrë që të vazhdonte të luante në nivelin më të lartë përpara Kupës së Amerikës 2024. Është e paqartë se cilat janë planet e tij të mëvonshme, por klubet nga MLS dhe Arabia Saudite janë gati të ofrojnë shuma të mëdha për ta marrë atë.