Grushti ndaj futbollistit te Villareal, Valverde rrezikon 12 ndeshje pezullim

featured

Mesfushori i Realit të Madridit, Federico Valverde mund të dënohet deri në 12 ndeshje pezullim për goditjen me grusht të futbollistit të Villareal, Alex Baena, pas sherrit të ndodhur në parkimin e stadiumit.

Uruguaiani duket se do t’i shpëtonte një dënimi të mundshëm për shkak se as lojtari dhe klubi i Villareal nuk e kanë raportuar çështjen te federata spanjolle, pavarësisht se për ditë me radhë sherri mes dy lojtarëve bëri bujë në mediat botërore.

Megjithatë, sipas The Athletic, komiteti i garave i Federatës spanjolle – i cili është një organ i pavarur disiplinor – do të nisë nga puna për të hetuar këtë çështje, dhe tani 24-vjeçari rrezikon shumë.

Baena dhe Valverde do të intervistohen nga komiteti i garave dhe të dy lojtarëve do t’ju kërkohet të interpretojnë edhe njëherë çështjen. Dënimi maksimal mund të arrijë deri në 12 ndeshje, që do të ishte edhe një goditje për Realin e Madridit, pasi rrezikon të mos ta ketë uruguaianin për ndeshjet e mbetura në La Liga.

Megjithatë ekziston mundësia që Valverde të shpëtojë dhe të mos dënohet, për shkakun se sherri nuk ka ndodhur gjatë lojës, por pas përfundimit të saj, më saktësisht në ambientet e parkingut të stadiumit.

Mesfushori i Realit të Madridit kërkoi ndjesë për veprimin e tij në rrjetet sociale, ndërsa shkaku kryesor përflitet të jenë disa komente të pahijshme në drejtim të tij nga lojtari i Villareal.


Top Channel

Grushti ndaj futbollistit te Villareal, Valverde rrezikon 12 ndeshje pezullim
|