Komisioni i Bursave dhe Letrave me Vlerë akuzon Bittrex dhe ish CEO e kompanisë William Shihara se kanë operuar një bursë të palicencuar.
Përmes një padie ditën e Hënë, SEC pretendon se bursa e kriptomonedhave, dikur një prej më të mëdhave në SHBA, fitoi të paktën 1.3 miliardë dollarë të ardhura mes 2017-tës dhe 2022 duke ofruar shërbime si broker dhe bursë.
Këtë aktivitet e ushtroi pa u regjistruar pranë Komisionit në shkelje të ligjeve federale pretendon SEC.
Për më tepër SEC thotë se Bittrex koordinoi lëshuesit e kriptomonedhave për të fshirë deklarime problematike që mund të tërhiqnin vëmendjen e SEC për të hetuar bursën.
Bittrex tha vitin e kaluar se do të largohej nga tregu Amerikan në fund të muajit Prill. Përgjatë fundjavës kompania tha për The Wall Street Journal se ishte njoftuar së fundi nga SEC për shkeljet.
Vitin e kaluar Thesari Amerikan gjobiti Bittrex me 29 milionë dollarë sepse nuk kishte ushtruar veprimtarinë në përputhje me ligjet vendase të pastrimit të parave. /PCWorld Albanian