“Gjithmonë “pikë në zemër”! Ky është pengu i vetëm i djemve të “West Side Family” në lidhje me Dr.Florin

featured

Njerëzit largohen nga kjo botë dhe ajo që mbetet janë pengjet. Një të tillë e kanë edhe djemtë e grupit “West Side Family” me artistin e ndjerë Dr.Florin.

“West Side Family” që pas ndarjes nga jeta të Florit i ka munguar skenës shqiptare. Të ftuar në një intervistë së fundmi, anëtarët e mbetur të grupit, Landi dhe Miri rrëfyen se pengu i tyre i vetëm është që nuk arritën të bënin një koncert recital kur Flori ishte ende gjallë.

“Nuk bëmë një recital me Florin, ku të përmblidhnim të gjitha këngët tona ndër vite. Ky është pengu më i madh. Ne të dy mund ta bëjmë edhe tani, por nuk është njësoj pa Florin”, u shprehën djemtë.

“Gjithmonë “pikë në zemër”! Ky është pengu i vetëm i djemve të “West Side Family” në lidhje me Dr.Florin
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.