Apple është gati të lançojë një iMac 24-inç në gjysmën e dytë të vitit sipas Mark Gurman të Bloomberg. Duke shkruar në buletinin e tij Power On, Gurman raportoi se zhvillimi i dy modeleve të reja iMac është në fazën finale dhe Apple së fundi ka filluar testimet e prodhimit.
Gurman pret që 2023 iMac të fillojë prodhimin në masë pas tre muajsh.
Mbi të gjitha ky kompjuter do të vijë me çipin e gjeneratës së re Apple M3. Gurman thotë se çipi do të ketë rritje të konsiderueshme performance dhe efikasiteti falë procesit të ri të prodhimit 3-nanometër të TSMC.
Ndryshime pritet të ketë edhe tek komponentët e brendshëm të iMac, disa prej të cilëve janë ridizajnuar. Gurman thotë se Apple ka ndërtuar një mbajtëse të re për iMac.
Ekrani pritet të mbetet i njëjti, 24-inç. Së bashku me kompjuterin në fjalë, Gurman thotë se varianti 15-inç i MacBook Air do të vijë, si dhe të rifreskohet modeli 13-inç së bashku me Mac Pro-në e parë.
Ai pret që këto Mac të vinë në fund të pranverës dhe fillim të verës. Nuk dihet nëse MacBook Air të rinj do të vinë me çipin M3. /PCWorld Albanian