Në lidhje të re? Stresi flet për herë të parë për fotot e publikuara

featured
Press Online
08 Shtator 2023, 17:01

Reperi Stresi ka qenë në vëmendje të mediave rozë për shkak të fotos që publikoi me një vajzë. Në media, u bë e ditur dhe emri i saj, e fakti që ishte 18-vjeç, tërhoqi më shumë vëmendjen e njerëzve.

Si për t’i shuar fjalët, reperi ka bërë të ditur se është beqar. Ai thotë se nuk ka asgjë të keqe që të dalësh në një takim me një shoqe. Madje shton, se do të jetë beqar dhe për shumë kohë.

‘Single më keni. Nuk ka asgjë të keqe që të dal në darkë me një shoqe. Beqar do më keni dhe për pak kohë’- thotë Stresi në një video që postoi sot në ‘instagram’.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter