“Skandaloz, sikur e kishte blerë tek Medreseja”/Desi Doce për veshjen e Lornës: Nuk më pëlqen fare!

featured
Press Online
28 Dhjetor 2025, 02:54

I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë stilisti Desi Doce. Ai ka folur më shumë mbi stilin dhe mënyrën e të veshurit të banorëve të këtij edicioni të “Big Brother VIP”. Si u veshën ata në natën e parë, kush shkëlqeu dhe kush jo?

Si mendon se është veshur Lorna në natën e parë?

Më kanë dalë disa video në Instagram dhe kam thënë me vete ‘paska hyrë Zhaklina Gjolla’. Ky fustani personalisht nuk më pëlqen fare, por fare, fare. Madje ne kemi tentuar që këtë fustanin t’ia ndërrojmë Lornës, por ajo nuk u bind kurrë.

Edhe me Brikin ne tentuam shumë që t’ia ndërrojmë fustanin, por energjia që Briki kishte, mënyra se si fliste për gjithë punën e palodhur të gjithë njerëzve që ia kanë realizuar fustanin, na bindi që mund të dalë në ekran. Kurse Lorna nuk kishte asnjë arsye, thoshte që ‘ky fustan është një diva’. Diva ishte një term që ajo ajo e përdorte shpesh, edhe në klip. Unë nuk mendoj fare që ishte diva, dukej sikur këtë fustanin e kishte blerë tek Medreseja, i qepur në mënyrë skandaloze. Unë e ndihmova të priste ca copa që i kishte në fustan. Nuk më pëlqen. Nuk ishim fare dakord për këtë veshje, por duhen bërë kompromise.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter