Sulmuesi i Kombëtares, Ernest Muçi ka shënuar sot dy gola në Turqi. Muçi fillimisht ka kaluar Trabzonsporin në epërsi, në fushën e Goztepe. Ekipi mik gjeti golin e avantazhit në minutën e 46-të. Vetëm disa sekonda nga pjesa e dytë iu deshën Muçit për t’i dhënë epërsinë të tijve. Më tej Muçi shënoi edhe golin e sigurisë, në minutën e 76-të! Goztepe shkurtoi diferencat, por ndeshja përfundoi 2-1 në favor të Trabzonspor. Muçi e nisi ndeshjen nga minuta e parë në rolin e fantazistit dhe nuk zhgënjeu. Pas formës së mirë të javëve të fundit djaloshi kuqezi ka fituar një vend fiks te Trabzonspor.
Trajneri Fatih Teke ka kërkuar te drejtuesit e Trabzonspor, që të blejnë kartonin e Ernest Muçit. Bëhet fjalë për 8.5 milionë euro, që duhet të shpenzohen për të mbyllur marrëveshjen mes dy klubeve të Turqisë. Muçi duket se ka fituar plotësisht besimin e trajnerit, pas javës së kaluar. Plot tre gola të shënuar dhe një penallti e fituar (Pa llogaritur të sotmit) në dy ndeshje, bindën trajnerin e Trabzonsporit.
LEXO EDHE: Analiza/ Guardian: Nga “dua vetëm një burger” te titulli botëror, rrugëtimi i hekurt i Lando Norris drejt kurorës së Formula 1
Klubi që huazoi Muçin pagoi 1 milion euro te Beshiktash. Mundësia për të aktivizuar opsionin e blerjes është deri me 31 maj.
Nëse Trabzonspori dëshiron ta aktivizojë këtë opsion, atëherë shuma e parë prej 1.7 milionë eurosh duhet paguar brenda një muaji. Muçi shikohet si element i rëndësishëm aktualisht, ndërsa synohet titulli kampion.
LEXO EDHE: Kampion bote për herë të parë në Formula 1, Lando Norris në lot: Po shtyja deri në xhiron e fundit, e dija që nuk theva asnjë rregull!







