Ertjan Kofsha fiton 3 medalje ari dhe thyen 3 rekorde të reja në Kampionatin Ballkanik

featured
Press Online
04 Dhjetor 2025, 16:44

Ertjan Kofsha shkëlqeu në Kampionatin Ballkanik të Peshëngritjes, duke dominuar kategorinë deri 94 kg.

Ai fitoi 3 medalje ari dhe vendosi 3 rekorde të reja ballkanike për të rinj.

Kofsha ngriti 165 kg në shkëputje, 193 kg në shtytje dhe 358 kg në dygarësh, rezultate që i siguruan jo vetëm podiumin e parë në të tre stilet, por edhe thyerjen e rekordeve ekzistuese.

Me këtë paraqitje, peshëngritësi shqiptar konfirmon formën e tij të shkëlqyer dhe renditet si një prej talenteve më premtues të këtij sporti.

Më herët edhe Briken Calja ka shkëlqyer në Kampionatin Ballkanik të Peshëngritjes që po mbahet në Durrës, duke fituar tri medalje ari dhe duke vendosur tre rekorde ballkanike.

Gjithashtu edhe peshëngritësja e Partizanit, Desjana Koni fitoi dy medalje bronzi në Kampionatin Ballkanik.

Në Kampionatin Ballkanik për të rritur në peshëngritje marrin pjesë 69 sportistë nga 8 vende të rajonit.

Kampionati Ballkanik i Peshëngritjes për të rritur është kthyer pas 38 vitesh mungesë në Shqipëri.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter