Një incident i frikshëm thuhet se ka ndodhur brenda Qendrës Metropolitan të Paraburgimit (MDC) në Brooklyn, ku reperi i njohur Sean “Diddy” Combs po vuan dënimin e tij. Sipas mikut të tij të ngushtë, Charlucci Finney, jeta e Diddy-t ka qenë në rrezik pas një sulmi të papritur nga një i burgosur.
Sean u zgjua me një thikë në fyt
-tha Finney për “Daily Mail”, duke përshkruar momentin dramatik që, sipas tij, mund të kishte përfunduar në tragjedi.
Nuk e di nëse ai e zmbrapsi apo ndërhynë rojet, di vetëm që ndodhi.
Finney, i cili e njeh reperin prej më shumë se 30 vitesh, beson se sulmi nuk ishte i rastësishëm, por një paralajmërim i orkestruar.
Nëse ai njeri do të donte ta vriste, do ta kishte bërë. Ishte një mesazh i qartë: ‘Herën tjetër nuk do të jesh kaq me fat’. Por Sean nuk trembet. Ai është nga Harlemi
-shtoi ai.
Incidenti nënvizon kushtet e rënda në MDC, e njohur për mungesë sigurie, dhunë dhe kontrabandë armësh.
Diddy ndodhet aty prej më shumë se një viti, duke vuajtur dënimin prej 50 muajsh për akuza të lidhura me prostitucionin.
Avokati i tij, Brian Steel, kishte paralajmëruar edhe më herët për rrezikun që i kanoset klientit, duke zbuluar se një tjetër i burgosur ishte përpjekur të sulmonte Diddy për “të fituar prestigj” mes të dënuarve.
Ekipi ligjor i reperit tani kërkon transferimin e tij në burgun FCI Fort Dix në New Jersey – një institucion me siguri më të ulët, ku Diddy do të kishte qasje në programe rehabilitimi dhe vizita familjare.
Finney, i shqetësuar për sigurinë e mikut të tij, tha se Combs ka preferuar të mos e shqetësojë familjen duke i mbajtur këto ngjarje për vete.
Sean përpiqet ta kalojë në heshtje, por ajo që ndodhi ishte e frikshme. Ai mezi shpëtoi







