“Çnjerëzore”, Macron pas videos së pengjeve izraelitë të mbajtur nga Hamas: Prioritet lirimi i tyre

featured
Press Online
07 Gusht 2025, 01:38

Emmanuel Macron dënoi “mizorinë e turpshme” dhe “sjelljen çnenjëroze” të Hamasit përmes një postimi në platformën X, pas videove të fundit të pengjeve izraelite që mbahen në Gaza.

Në video ata shfaqen të dobët dhe të rraskapitur.

“Një mizori e turpshme, një sjelle çnjerëzore; kjo është ajo që mishëron Hamasi. Imazhet e padurueshme që tregojnë pengjet izraelite të mbajtura në Gaza janë të tmerrshme”, shkroi presidenti francez, duke nënvizuar se “prioriteti absolut është lirimi i menjëhershëm i të gjithë pengjeve”.

Presidenti francez thotë se mendimet e tij janë me “Aviatar David, Rom Braslavsky dhe të gjithë pengjet që mbahen ende nga Hamasi, si dhe familjet dhe të dashurit e tyre që kanë qenë në ferr për më shumë se 660 ditë”.

Ai gjithashtu premtoi të vazhdojë “të veprojë pa ndërprerje” për të “arritur këtë lirim pa kushte, për të zbatuar një armëpushim pa vonesë dhe për të lejuar shpërndarjen masive të ndihmës humanitare, e cila mbetet e bllokuar jashtë Gazës”.

Ndërkohë, Parisi po vazhdon operacionet e tij, të cilat filluan të premten, me dërgimin e ndihmës humanitare nga ajri.

Një total prej 40 ton mallrash pritet të transportohen nga Franca në enklavën palestineze, e cila kërcënohet nga uria e përhapur, sipas OKB-së.

Presidenti francez, i cili njoftoi në fund të korrikut se Franca do ta njihte zyrtarisht shtetin e Palestinës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shtator, gjithashtu kujton nevojën për një “zgjidhje politike paqësore. Kjo zgjidhje është ajo e dy shteteve, Izraelit dhe Palestinës, që jetojnë krah për krah në paqe”.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter