Rrëzohet druri në Tetovë, moti i ligë përfshiu një pjesë të Maqedonisë

featured
Press Online
27 Qershor 2025, 18:14

Moti i ligë ka përfshirë Tetovë. Reshje të rrëmbyeshme dhe stuhi janë paraqitur këtë pasdite, ndërkaq nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike kanë bërë të ditur se ky lloj i motit ka përfshirë pjesën jugperëndimore të Maqedonisë së Veriut, rajonin e Kërçovës dhe Kriva Pallankës, transmeton TV21.

Paraprakisht, DHM-ja njoftoi se mot të ligë ka pasur edhe në pjesën perëndimore të Shkupit, drejt Tetovës dhe Gostivarit.

Pasqyra e radarit tregon situatë atmosferike aktive mbi pjesën perëndimore dhe qendrore të Maqedonisë, me praninë e reshjeve të rrëmbyeshme, bubullimave dhe në disa vende edhe të breshrit.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter