VLEN-i reabiliton kuadro të BDI-së në pozita kyçe të sigurisë!

featured
Press Online
27 Qershor 2025, 11:41

Zëvendësdrejtori i ri i Agjencisë për Siguri Kombëtare, Besnik Ferati, i cili konisiderohet i afërt me BDI-në dhe ishte pjesë e udhëheqjes së Agjencisë që partia në pushtet VMRO-DPMNE e kritikonte ashpër kur ishte në opozitë, u emërua disa javë më parë si rezultat i një vlerësimi dhe konsultimi brenda institucioneve, sipas procedurave ligjore dhe kontrolleve të sigurisë që paraprijnë çdo emërim, kanë thënë nga Qeveria për “Slloboden Peçat” lidhur me emërimin e Feratit përkundër kritikave ndaj tij, informon PressOnline.al

Nga Qeveria pretendojnë se ata si opozitë e kanë kritikuar mënyrën e keqpërdorimit të institucioneve dhe modelin e përgjithshëm të shtetit.
“E kuptojmë shqetësimin e opinionit dhe kujtojmë se pozicioni ynë si opozitë në të kaluarën ishte i orientuar drejt kritikës për keqpërdorimin e institucioneve dhe modelit të një shteti të kapur që praktikohej nga qeveria e kaluar. Sot, institucionet nuk janë instrument për përndjekje politike, por për veprim profesional dhe ligjor. Të gjitha dispozitat ligjore janë respektuar. Nëse ka dyshime, i ftojmë ato të paraqiten para institucioneve kompetente dhe jo të përdoren për manipulime politike ditore” – kanë thënë nga Qeveria për “Slloboden Peçat”, përcjell PressOnline.al

“Besnik Ferati, si kuadër i BDI-së, ishte zëvendës edhe i ish-drejtorit Erold Musliu, i cili u shoqërua me një sërë skandalesh, për të cilat kishte reagime të forta pikërisht nga VMRO-DPMNE-ja që tani është në pushtet. Edhe pse ligji qartë përcakton se drejtori dhe zëvendësi i tij, si dhe të punësuarit në ANB, nuk guxojnë të jenë anëtarë të partive politike – Ferati është i njohur si kuadër i BDI-së dhe, sipas informacioneve, është i afërt me Artan Grubin dhe Ali Ahmetin. Për më tepër, ekzistojnë edhe informacione që e lidhin Feratin me klane të ndryshme dhe “biznesmenë” të përfshirë në kriminalitet serioz”, kanë reaguar nga partia ultra nacionaliste “LEVICA”. (PressOnline.al)

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter