Wirtz, gjithnjë e më pranë Liverpool

featured
Press Online
30 Maj 2025, 19:03

Skuadra kampione e Anglisë, Liverpool, po duket se e ka kryer punën për sulmuesin e Bayer Leverkusenit.

Florian Wirtz po raportohet se po e dëshiron bashkimin me “të kuqtë”.

Sipas asaj që shkroi Fabrizio Romano, gazetari i njohur sportiv italian, njëherësh ekspert për informacionet mbi transferimet e futbollistëve, ka thënë se negociatat janë duke vazhduar mes klubeve teksa oferta për të shkon deri në 130 milionë euro.

“Wirtz dëshiron të bashkohet me Liverpoolin dhe është i gatshëm të fluturojë”, tha Romano.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter