Kaspersky tërhiqet nga SHBA-ja pas sanksioneve

featured
Press Online
16 Korrik 2024, 17:22

Kaspersky gradualisht do të mbyllë operacionet e saj në SHBA duke filluar prej datës 20 Korrik njoftoi ditën e Hënë krijuesi i antivirusit. Lajmi vjen pothuajse 1 muaj pasi administrata Biden njoftoi planet për të ndaluar shitjet e kompanisë në vend.

Kaspersky, i cili do të eliminojë të gjithë prezencën e saj në SHBA, prej ditës së Hënë bllokoi çdo përpjekje për blerjen e produkteve të saj përmes uebsajtit nga përdoruesit Amerikanë.

Muajin e kaluar Sekretarja e Departamentit të Tregtisë në SHBA Gina Raimondo njoftoi për ndalimin e shitjes së antivirusit të zhvilluar nga Kaspersky duke cituar rreziqet e sigurisë që vinë nga influenca Ruse mbi kompaninë e sigurisë kibernetike.

Në Qershor qeveria Amerikane vendosi sanksione mbi drejtuesit e kompanisë. Kufizimet e reja nga qeveria e SHBA për shitjet e softuerit Kaspersky, të cilat do të ndalonin shkarkimet e përditësimeve të softuerit, rishitjen dhe licencimin e produktit, do të hyjnë në fuqi më 29 shtator. /PCWorld Albanian

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter