Pjesëtarët e policisë të SPB-Tetovë, të hënën rreth orës 11:40 në një rrugë lokale në Pirok të Tetovës, kanë privuar nga liria 31-vjeçarin I.Z. nga ky fshat, pasi që gjatë kontrollit të kryer ndaj tij dhe në veturën “Opel Corsa” me shenja regjistrimi të Tetovës, të cilën e drejtonte, i është gjetur dhe konfiskuar marijuanë.
I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor-Tetovë dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të rastit kundër tij për të do të përgatitet parashtresë përkatëse.



