U zgjodhën prokurorët publikë në prokuroritë e katër qyteteve të Maqedonisë së Veriut

featured
Press Online
14 Korrik 2026, 21:13

Këshilli i prokurorëve publikë në mbledhjen e sotme solli Rregullore të re për punë dhe zgjodhi disa prokurorë themelorë publikë dhe prokurorë publikë në disa prokurori të vendit. Disa nga kandidatët e zgjedhur edhe deri më tani kanë udhëhequr me prokuroritë, raporton MIA.

Këshilli unanimisht i zgjodhi Stojançe Arnaudovskinh për prokuror themelor publik të Prokurorisë themelore publike Ohër dhe Neat Suroin për prokuror themelor publik të Prokurorisë themelore publike Dibër. Për Prokurorinë themelore publike Kërçovë nuk u zgjodh asnjë sepse nuk pati kandidatë të paraqitur në konkurs she paralajmëruan se pas pushimeve dp të shpallet konkurs tjetër.

Këshilli e zgjodhi edhe Biljana Stevçevën për prokurore themelore publike të Prokurorisë themelore publike Radovish, si dhe Borçe Janevinpër prokuror themelor publike të Prokurorisë themelore publike Koçan. Që të dy kandidatët morën nga 11 vota “për”.

Në mbledhje u soll edhe vendimi për zgjedhje të prokurorit publik në Prokurorinë themelore publike Resnjë, me ç’rast u zgjidh Eroll Sherif, ndërsa unanimisht prokuror publik në Prokurorinë themelore publike Shkup e zgjodhën Zoran Markovskin.

Në shpjegimin e anëtarëve të Këshillit, të cilët individualisht u shprehën për çdo kandidat, u theksua se është e rëndësishme që në konkurse të paraqiten kandidatë për vende udhëheqëse në prokurori, duke e marrë parasysh mungesën e kuadrit të prokurorëve në disa zona.

Nuk u bë zgjedhja e prokurorit publik në Prokurorinë Themelore Publike Kriva Pallankë, pasi u konstatua se kandidati nuk i plotëson kushtet ligjore. Për arsye të njëjtë nuk u bë as zgjedhja e prokurorit publik në Prokurorinë Themelore Publike Koçan pas shpalljes për këtë pozitë.

Në fillim të seancës, anëtarët e Këshillit e miratuan edhe Rregulloren e re për punën e Këshillit të prokurorëve publikë.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter