Categories: SPORT

Seleksionime të kuqezinjve në SHBA, FSHF organizon grumbullimin e katërt – Sot News

Press Online
16 Prill 2026, 11:47

Grumbullimet dhe seleksionimet e FSHF-së me lojtarë shqiptarë që kanë lindur e janë rritur jashtë vendit po vijnë të shpeshtohen nga viti në vit. Kjo pasi nga ky kontigjent kanë dalë lojtarë cilësorë që kanë mbushur ekipet kombëtare të moshave dhe janë potenciali kryesor edhe në ekipin e parë përfaqësues. Grumbullimet e mëparshme në vendet europiane kanë qenë të efektshme, sidomos në Zvicër, Itali e Greqi. Ndërkohë, Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë për të katërtin vit radhazi seleksionime me futbollistët shqiptarë të talentuar, të cilët jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada.

Seleksionimet do të zhvillohen të shtunën, më 27 qershor 2026, në kompleksin “Hudson Sports Complex, Ëarëick NY” dhe do të jenë të fokusuara te lojtarët e vitlindjeve 2010, 2011, 2012, 2013 dhe 2014, ndërsa është i hapur edhe për futbollistet vajza pa kufizime moshe. Në seleksionimet me futbollistët shqiptarë të talentuar, të cilët jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada do të marrë pjesë edhe Drejtori i Departamentit të Skautizmit në FSHF, Tefik Osmani.

Gjithashtu, me të gjithë organizimin e seleksionimit do të merret Ansi Agolli, ish-futbollist i Kombëtares. Seleksionimet kanë si qëllim evidentimin e talenteve të reja, por në të njëjtën kohë edhe ndjekjen nga afër të progresit të lojtarëve shqiptarë që aktivizohen në SHBA dhe Kanada. Për të marrë pjesë në seleksionime, të interesuarit duhet të dërgojnë disa të dhëna nëpërmjet adresës së e-mailit, [email protected], ku të specifikojnë emrin, mbiemrin, datëlindjen, klubin ku aktivizohen, pozicionin e saktë në fushë, uebin zyrtar të klubit ku luajnë, pasaportën që zotërojnë dhe në të njëjtën kohë të dorëzojnë edhe një numër kontakti.

Press Online

Recent Posts

Stabilizohet QKUK, furnizohet me stenta

1 Në mbledhjen e 82-të të Bordit të ShSKUK-së, të martën shkurtimisht u bë e…

2 minuta ago

Përcaktimi i degës së Thaçit të Iballes, lidhja e Galicës me Prekazin, dhe risi të tjera nën E-V13>PH2180

Percaktimi i deges se Thaçit te Iballes, lidhja e Galices me Prekazin, dhe risi te…

4 minuta ago

Fansi i bën kërkesen e papritur Anises, këngëtarja habit me veprimin

Anisa Veseli, ka nxitur së fundmi kureshtjen e mijëra ndjekësve të saj përmes një komunikimi…

30 minuta ago

Shokuese! Konkurrenti i reality show-t tenton të mbysë bashkëpjesmarrësen!

Një ngjarje tejet e rëndë dhe e paprecedentë ka tronditur ditën e djeshme reality show-n…

2 orë ago

Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet

Dy të punësuar në Gjykatën Penale të Shkupit janë arrestuar për ryshfet. Njëri prej tyre…

2 orë ago

Kjo është gjëja më e keqe që mund të bësh pas ndarjes nga partneri/ja

Është fakt që pavarësisht se sa lidhje kemi, ndarja nuk bëhet kurrë më e lehtë.…

3 orë ago