Categories: SHËNDETI

A e dini për çfarë shërben vrima në dërrasën e prerjes?! Nuk është vetëm për…

Press Online
11 Prill 2026, 21:41

Një truk i thjeshtë që shumë njerëz nuk e dinë mund t’ju kursejë rrëmujën në kuzhinë. Ja si ta përdorni saktë dërrasën dhe të kaloni ushqimin pa derdhje. Kuzhinierja Lora McLaughlin Peterson, e njohur në TikTok ka publikuar një video që ka habitur shumë njerëz. Edhe pse dërrasat e prerjes përdoren çdo ditë në shumicën e shtëpive, jo të gjithë e dinë funksionin e vërtetë të vrimës në to. Me siguri ju ka ndodhur që gjatë kalimit të ushqimit të prerë në tenxhere, sidomos kur sasia është e madhe, një pjesë të përfundojë në sobë apo edhe në dysheme. Por kjo mund të shmanget lehtësisht. Në videon e saj, Lora tregon mënyrën e duhur të përdorimit të kësaj pjese të dërrasës.

Vrima në dërrasën e prerjes nuk shërben vetëm si kapëse, por edhe si kanal për kalimin e ushqimit në enë tjetër. “Sa herë ju ka ndodhur që ushqimi i prerë të përfundojë në banak apo, edhe më keq, në dysheme, ndërsa përpiqeni ta kaloni në enë?”, shkruan ajo në përshkrimin e videos. Pra, shumë njerëz nuk e përdorin siç duhet dërrasën e prerjes pikërisht në momentin kur duhet të kalojnë ushqimin nga ajo në tenxhere apo tigan.

Në vend që ta hidhni ushqimin në mënyrë të pakontrolluar, mund ta drejtoni me thikë drejt vrimës dhe ta kaloni direkt në enë. Në këtë mënyrë keni më shumë kontroll dhe shmangni rrëmujën.

 Jo vetëm që është praktike, por edhe argëtuese, përfundon Peterson. Me këtë truk të thjeshtë të kuzhinierëve profesionistë, kuzhina juaj do të mbetet më e pastër dhe ushqimi i prerë do të përfundojë aty ku duhet në tenxhere. 

Press Online

Share
Published by
Press Online

Recent Posts

Kjo është gjëja më e keqe që mund të bësh pas ndarjes nga partneri/ja

Është fakt që pavarësisht se sa lidhje kemi, ndarja nuk bëhet kurrë më e lehtë.…

7 minuta ago

“Më ka pëlqyer bionde, por…”/Miri ka një koment për flokët e bashkëshortes

Pas përfundimit të eksperiencës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, Miri ka ndarë disa…

1 orë ago

Sa litra naftë mund të blihen me një pagë minimale?

Aktualisht, temat më aktuale janë paga minimale, e cila në Maqedoni është 26.046 denarë ose…

1 orë ago

‘Ti thoshte vajzës së tij’, Miri i drejtpërdrejtë me babain e Selin

Ish-banori i “Big Brother VIP”, Miri, ka vendosur t’i vërë pikat mbi “i” lidhur me…

2 orë ago

Ngjarje e rëndë në Shkup, punëtorët zihen nga dheu i një ndërtese, po vijojnë kërkimet

Sot (24.04.2026), në ora 08:17, në SPB Shkup është denoncuar se në një kantier ndërtimi…

3 orë ago

TRE LOJËRA, TRE SHANSE PËR FITORE – VETËM ME “ETJA E ARTË” NGA LOTARIA SHTETËRORE!

Është në shitje seria e tretë e tiketes instant “Etja e Artë”, e cila sjell…

3 orë ago