Categories: RAJONI

Kush e ka fajin që ka kaq shumë të paraburgosur në Shqipëri? Hoxha: Prokurorët dhe gjyqtarët duhet të dilnin mirë para vetingut

Press Online
10 Prill 2026, 04:42

Nisma ligjore e kreut të Gjykatës së Lartë për rishikimin e masës “arrest në burg” ka qenë tema e diskutimit këtë të enjte në studion e “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj.

I ftuar në studio, avokati Arbër Hoxha theksoi se zgjidhja që ofron Gjykata e Lartë nuk ofron zgjidhje finale; sipas tij, ka nevojë të ndryshohet Kodi Penal.

I pyetur nga moderatorja Borakaj se i kujt është faji që sot ka numër të lartë të paraburgosurish, Hoxha tha se kjo filloi që në vitin 2013, ku prokurorët dhe gjyqtarët filluan të kërkonin dhe jepnin masën arrest në burg për të dalë mirë para vettingut.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Për këtë shifër kaq të lartë në paraburgim kush e ka fajin?

Hoxha: Ky problem nuk filloi as dje, as sot. Nëse shkojmë në retrospektivë, do të shohim se në vitin 2013 filloi, ku disa fenomene të cilat ishin negative dhe të përhapura në masë, por me rrezikshmëri të ulët, si vjedhja e energjisë, ujit, ndërtimi pa leje, masa “arrest në burg” përdorej si instrument ekstraligjor me pasoja të mëdha për shoqërinë, por me pasoja të vogla për individin. Vetë kryeministri u investua herë pas here duke thënë se këta persona duhet të shkojnë në burg. Ka pasur raste kur edhe persona të burgosur kanë vrarë veten.

Patjetër që gjatë gjithë kësaj periudhe, edhe politika penale, por edhe ajo që u frymëzoi gjyqtarë dhe prokurorë, ishte se sa më shumë arrestime me burg të dilnin, aq më mirë do të dilnin në vetting. Mund të lije edhe të pafajshëm në burg, nuk të trokiste njeri, por njëri po ta kishe nxjerrë, të vinin nga KPK apo dhe KPA të tundnin dosjen para fytyrës.

Nëse krahasojmë Shqipërinë me vendet e rajonit, jo me Kosovën se janë shumë më lart se ne, pasi ajo jep masë sigurimi deri në 30 ditë. A do të mund të ndryshojë situata që është reale me një vendim unifikues të GJL? Unë them që nuk ndryshon asgjë.

Borakaj: Pse?

Hoxha: Nëse duam një ndryshim të situatës dhe të ulim realisht numrin e paraburgosurve, ka nevojë për ndryshim rrënjësor të Kodit të Procedurës Penale, i miratuar në 1994. Pushteti diskrecional i gjykatës duhet të ulet. Kemi një rast sot ku prokurori i drejtohet gjykatës për ndryshimin e praktikës policore. Prokurorja thotë që nuk ka nevojë të rrinë 9 policë të bëjnë roje, dhe gjykata e rrëzon kërkesën dhe thotë që policët duhet të rrinë aty. Së dyti, ka një ligj për mbikëqyrjen elektronike që nga 2016-a, por që nuk funksionon.

Press Online

Recent Posts

Kjo është gjëja më e keqe që mund të bësh pas ndarjes nga partneri/ja

Është fakt që pavarësisht se sa lidhje kemi, ndarja nuk bëhet kurrë më e lehtë.…

15 minuta ago

“Më ka pëlqyer bionde, por…”/Miri ka një koment për flokët e bashkëshortes

Pas përfundimit të eksperiencës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, Miri ka ndarë disa…

1 orë ago

Sa litra naftë mund të blihen me një pagë minimale?

Aktualisht, temat më aktuale janë paga minimale, e cila në Maqedoni është 26.046 denarë ose…

1 orë ago

‘Ti thoshte vajzës së tij’, Miri i drejtpërdrejtë me babain e Selin

Ish-banori i “Big Brother VIP”, Miri, ka vendosur t’i vërë pikat mbi “i” lidhur me…

2 orë ago

Ngjarje e rëndë në Shkup, punëtorët zihen nga dheu i një ndërtese, po vijojnë kërkimet

Sot (24.04.2026), në ora 08:17, në SPB Shkup është denoncuar se në një kantier ndërtimi…

3 orë ago

TRE LOJËRA, TRE SHANSE PËR FITORE – VETËM ME “ETJA E ARTË” NGA LOTARIA SHTETËRORE!

Është në shitje seria e tretë e tiketes instant “Etja e Artë”, e cila sjell…

3 orë ago