Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, së bashku me Kryeministrin, Hristijan Mickoski, sot shënuan fillimin e ndërtimit të sistemit të kanalizimit për ujërat e zeza në fshatin Vranishtë, Komuna e Strugës.
Sipas Hoxhës, mbrojtja e mjedisit nënkupton edhe investime në infrastrukturë në vendbanimet më të vogla, të cilat për vite me radhë kanë qenë të lëna pas dore dhe pa kushte bazë për jetesë.
“Vetëm me zhvillim të barabartë dhe përfshirje të të gjithëve mund të realizojmë një transformim të vërtetë të gjelbër. Bëhet fjalë për një investim në vlerë prej 91.427.969 denarësh, i financuar plotësisht nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor përmes Thirrjes së Dytë nga kredia hungareze, me afat realizimi prej 12 muajsh. Projekti përfshin ndërtimin e një rrjeti të plotë kanalizimi primar dhe sekondar, vendosjen e pusetave revizionale dhe lidhjeve për amvisëritë, si dhe sigurimin e shkarkimit të kontrolluar të ujërave të zeza”.
“Realizimi i këtij projekti nënkupton zgjidhje të përhershme të një problemi shumëvjeçar për banorët e Vranishtës, duke ulur ndotjen dhe duke përmirësuar ndjeshëm kushtet e jetesës dhe shëndetin publik”, theksoi Hoxha.
Një ngjarje tejet e rëndë dhe e paprecedentë ka tronditur ditën e djeshme reality show-n…
Dy të punësuar në Gjykatën Penale të Shkupit janë arrestuar për ryshfet. Njëri prej tyre…
Është fakt që pavarësisht se sa lidhje kemi, ndarja nuk bëhet kurrë më e lehtë.…
Pas përfundimit të eksperiencës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, Miri ka ndarë disa…
Aktualisht, temat më aktuale janë paga minimale, e cila në Maqedoni është 26.046 denarë ose…
Ish-banori i “Big Brother VIP”, Miri, ka vendosur t’i vërë pikat mbi “i” lidhur me…