Pas armëpushimit të arritur në konfliktin me Iranin, presidenti amerikan Donald Trump, tha se dëshiron që Uashingtoni të zhvillojë negociata direkte me Teheranin në të ardhmen e afërt.
“Do të ndodhë shumë shpejt,” e citon “New York Post” presidentin Trump në një intervistë telefonike të zhvilluar sot.
Sipas presidentit, nga ana e SHBA-së, në bisedime do të përfshihen dhëndri i Trumpit, Jared Kushner dhe i dërguari special, Steve Witkoff, si dhe ndoshta zëvendëspresidenti JD Vance.
Më parë kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif kishte ftuar delegacione nga SHBA-ja dhe Irani në Islamabad për bisedime të mëtejshme, ku pritej të diskutojnë një marrëveshje përfundimtare për zgjidhjen e konfliktit.
Burimet pakistaneze thonë se në bisedime mund të marrin pjesë edhe përfaqësues nga Arabia Saudite, Turqia dhe Egjipti, të cilët më parë kishin konsultuar Pakistanin mbi mënyrat për të ulur tensionet.
Një ngjarje tejet e rëndë dhe e paprecedentë ka tronditur ditën e djeshme reality show-n…
Dy të punësuar në Gjykatën Penale të Shkupit janë arrestuar për ryshfet. Njëri prej tyre…
Është fakt që pavarësisht se sa lidhje kemi, ndarja nuk bëhet kurrë më e lehtë.…
Pas përfundimit të eksperiencës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, Miri ka ndarë disa…
Aktualisht, temat më aktuale janë paga minimale, e cila në Maqedoni është 26.046 denarë ose…
Ish-banori i “Big Brother VIP”, Miri, ka vendosur t’i vërë pikat mbi “i” lidhur me…