Çfarë po ndodh në PS? Shkurti: Ka humbur personaliteti, atje fjala re kryetarit është sikur e ka thënë Zoti

featured
Press Online
01 Prill 2026, 04:35

Gazetari dhe analisti, Armir Shkurti, i ftuar në studion e “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka analizuar situatën politike brenda PS-së.

Shkurti tha se ajo që vihet re në PS është se të gjithë janë në rresht te kryetari dhe e konsiderojnë fjalën e tij ligj, sikur të jetë e thënë nga Zoti.

Sipas tij, socialistët sot funksionojnë si grup dhe e kanë humbur personalitetin.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Çfarë ndodh tani në PS?

Shkurti: Kush thotë tre fjalë aty ku duhen dy është i aftë për çdo krim. Dëgjuam një përrua propagandistik. Katër gjëra dëgjova unë: socialistët janë në terren, po punojnë për zgjedhjet. Kur ti e ke pushtetin, është budallallëk ta lësh. Ajo që vura re ishte fakti që socialistët punojnë si grup, si komunitet. Janë një palë rroba që mbajnë ëndërr mbi ëndërr.

Borakaj: Sa rezistojnë duke u “qepur”?

Shkurti: Kanë 13 vite në pushtet. Kanë që në ’41-shin e deri më sot që rezistojnë. Forcat e djathta kanë prioritet dinjitetin dhe individin, këta kanë grupin. E dyta është se të gjithë janë të përulur para asaj që ndodh. 5 muaj ministër, si nuk u analizua kjo gjë? Ky zotëria duhet të thoshte që mua më kanë hequr padrejtësisht. Zotëria duhet të thoshte që ishin interesa politike. Ne shohim një mungesë dinjiteti. George Orwell në fund të librit thotë se rëndësi ka që t’i heqin personalitetin. I tha Balliu dje ministrit: “ti ke karrigen”. E treta, lideri. Vërtet janë të depersonalizuar në rrugëtimin e tyre, por çfarë thotë lideri është ligj, e ka thënë Zoti. E fundit, janë bërë të gjithë mjeshtër për të mos thënë asgjë.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter

Sohbet sistemi şu anda aktif değil. Lütfen daha sonra tekrar deneyin.