Pas bllokimit të shkaktuar nga vërshimet, aksi rrugor Drenas-Komoran është sërish i kalueshëm për automjetet.
Lajmi është konfirmuar nga kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili bëri të ditur se rënia e nivelit të ujit ka krijuar kushte për lehtësimin e qarkullimit në këtë segment të rëndësishëm rrugor.
“Rruga Drenas-Komoran është lehtësuar për qarkullim, aktualisht niveli i ujit ka rënë dhe është e kalueshme.
Ftoj qytetarët për kujdes dhe respektim të shiritëve për ndalim të qarkullimit në disa rrugë dhe pranë urave.
Falënderoj qytetarët për respektim të urdhërave të organeve kompetente dhe kontribuesit për lehtësimin e gjendjes në këto vërshime të përmasave të mëdha në komunën e Drenasit”, ka shkruar Lladrovci.
Së fundmi, Lediana, vajza e këngëtares së njohur Fjolla Morina, ka vendosur të reagojë publikisht…
1 Në mbledhjen e 82-të të Bordit të ShSKUK-së, të martën shkurtimisht u bë e…
Percaktimi i deges se Thaçit te Iballes, lidhja e Galices me Prekazin, dhe risi te…
Anisa Veseli, ka nxitur së fundmi kureshtjen e mijëra ndjekësve të saj përmes një komunikimi…
Një ngjarje tejet e rëndë dhe e paprecedentë ka tronditur ditën e djeshme reality show-n…
Dy të punësuar në Gjykatën Penale të Shkupit janë arrestuar për ryshfet. Njëri prej tyre…