Categories: GLOBI

Osmani kërkon vigjilencë nga qytetarët: FSK e gatshme për mbështetje nëse ka nevojë!

Press Online
06 Janar 2026, 19:53

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për gjendjen me vërshime në disa pjesë të vendit ka kërkuar vigjilencë nga qytetarët për këtë situatë.

Përmes një reagimi në Facebook, Osmani ka thënë se gjatë ditës ka qenë në komunikim me kryetarët e komunave të prekura.

“Mirënjohje e thellë për të gjitha institucionet dhe qytetarët që, përballë reshjeve të dendura dhe vërshimeve të sotme, po reagojnë me përgjegjësi, profesionalizëm dhe solidaritet në mbrojtjen e jetës dhe pronës. Sot gjatë ditës kam qenë në komunikim me kryetarët e komunave të prekura, të cilët po udhëheqin menaxhimin e situatës në terren në koordinim të ngushtë dhe me mbështetjen e institucioneve qendrore.Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave po punon pareshtur bashkë me organet e rendit. Falënderoj edhe Forcën e Sigurisë së Kosovës për gatishmërinë e plotë për ofrimin e mbështetjes së menjëhershme, duke vënë në dispozicion kapacitetet e saj njerëzore dhe logjistike, nëse paraqitet nevoja. Situata kërkon kujdes maksimal. U bëj thirrje qytetarëve të tregojnë vigjilencë dhe të respektojnë me përpikëri udhëzimet e institucioneve kompetente. Bashkëpunimi i ngushtë dhe reagimi profesional mbeten vendimtare për përballimin me sukses të kësaj situate.”, thuhet në reagim./21Media

Press Online

Recent Posts

‘Nuk e pranon ekzistencën e nënës’, vajza e Fjolla Morinës u përgjigjet akuzave në rrjet

Së fundmi, Lediana, vajza e këngëtares së njohur Fjolla Morina, ka vendosur të reagojë publikisht…

48 minuta ago

Stabilizohet QKUK, furnizohet me stenta

1 Në mbledhjen e 82-të të Bordit të ShSKUK-së, të martën shkurtimisht u bë e…

1 orë ago

Përcaktimi i degës së Thaçit të Iballes, lidhja e Galicës me Prekazin, dhe risi të tjera nën E-V13>PH2180

Percaktimi i deges se Thaçit te Iballes, lidhja e Galices me Prekazin, dhe risi te…

1 orë ago

Fansi i bën kërkesen e papritur Anises, këngëtarja habit me veprimin

Anisa Veseli, ka nxitur së fundmi kureshtjen e mijëra ndjekësve të saj përmes një komunikimi…

2 orë ago

Shokuese! Konkurrenti i reality show-t tenton të mbysë bashkëpjesmarrësen!

Një ngjarje tejet e rëndë dhe e paprecedentë ka tronditur ditën e djeshme reality show-n…

3 orë ago

Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet

Dy të punësuar në Gjykatën Penale të Shkupit janë arrestuar për ryshfet. Njëri prej tyre…

3 orë ago