Shikoni cilët janë tre trendët e modës nga e kaluara që janë rikthyer në skenën e madhe të stilit
Moda, siç e dimë, ka një fuqi magjike për t’u rikthyer dhe gjithmonë e bën këtë në momentin e duhur. Ajo që dikur e vishnin nënat tona, madje edhe ne vetë gjatë rinisë, sot sërish ndriçon pasarelat dhe vitrinat e dyqaneve.
Por ky rikthim nuk është thjesht kopjim i së shkuarës, është rishikim modern i ideve të vjetra, i përshtatur me shijen bashkëkohore.
profimedia
Vitet ’70: Epoka e lirisë, stilit boho dhe romantizmit
Ky stil feston lirinë, lehtësinë dhe feminitetin natyral, transmeton Telegrafi.
profimedia
- Bluza të lehta me mëngë të gjera, me volane, qëndisje dhe fjongo në jakë. Këto modele femërore duken për mrekulli si me pantallona elegante, ashtu edhe me xhinse të lira.
- Xhinset me këmbë të gjera (zile) rikthehen fuqishëm, por në version më të rafinuar. Modelet me bel të lartë dhe pëlhurë cilësore zgjatin vizualisht këmbët dhe i japin trupit një formë të butë dhe harmonike.
- Pëlhurat kord dhe zamsh (antilopë) janë teksturat e preferuara të sezonit, në pantallona, funde apo xhaketa të shkurtra. Çantat dhe çizmet prej lëkure së butë i japin çdo veshjeje vjeshtore ndjesi ngrohtësie dhe elegancë natyrale.
- Bizhuteri me shpirt: varëse në shtresa, medalione me gurë natyralë dhe vathë të mëdhenj me motive etnike, shenja e vërtetë e stilit boho për çdo grua moderne.
profimedia
Pas viteve lozonjare ’70, vitet ’80 sollën një valë force dhe dominimi, të shprehur përmes vijave të forta, ngjyrave të theksuara dhe siluetave të strukturuara. Ky stil është rikthyer sot në një formë më të rafinuar dhe të përmbajtur. Ai nuk bërtet, flet me siguri dhe autoritet, me elegancë të qetë.
profimedia
- Shpatullat e theksuara – struktura që jep forcë. Xhaketat dhe palltot me shpatulla të definuara duken fisnike dhe të fuqishme, pa teprime.
- Palltot e gjata deri në fund të këmbëve – voluminoze, me jaka të theksuara, japin ndjenjën e luksit dhe mbrojtjes. Çdo grua duket e sigurt në to.
- Beli në qendër të vëmendjes – rripat e gjerë mbi xhaketa apo fustane krijojnë formën “rërë-ore”, balancë mes forcës dhe feminitetit.
- Bizhuteri e artë dhe e guximshme – zinxhirë të trashë, vathë të mëdhenj dhe byzylykë masivë në ngjyrë ari, simbol i vërtetë i stilit të viteve ’80, që sot përsëri duket glamuroz dhe modern.
profimedia
Pas gjithë atij luksi dhe teatri të dekadës së mëparshme, vitet ’90 sollën qetësi dhe thjeshtësi. Ishin vitet e supermodeleve dhe të minimalizmit, ku bukuria qëndronte në vijat e pastra dhe në prerjet perfektë. Sot, pikërisht kjo qasje është sërish në qendër të vëmendjes, sofistikim minimalist që nuk kërkon vëmendje, por e tërheq vetë.
Pjesët kryesore:
- Fustanet dhe fundet sateni në stil “slip” – frymëzuar nga veshjet intime, kombinohen me xhaketa elegante ose triko të buta.
- Forma të thjeshta dhe ngjyra neutrale – xhinse të drejta, funde me prerje lapsi, fustane të ngushta dhe golfë të hollë në ngjyrat e zezë, të bardhë, bezhë apo gri përfaqësojnë thelbin e minimalizmit modern.
- Këpucët me linja delikate – me taka të vogla, salonka elegante dhe çizme me majë, si kontrast ndaj këpucëve masive të sezoneve të mëparshme.
Moda si udhëtim në kohë
Sepse eleganca e vërtetë nuk del kurrë nga moda, ajo thjesht ndryshon bashkë me ju.















