
Gjinekologu Memli Morina në programin e mëngjesit “Për ditë të mbarë” në RTV21 ka folur për shëndetin riprodhues të grave.
Kësaj radhe temë e diskutimit ishte menopauza.
Morina theksoi se shenjat e harxhimit të funksionit të vezorëve nisin diku në moshën 35 vjeç. Por, mosha 45 vjeçe plus minus është perimenopauzë, kur një grua fillon të ketë ndryshim të ciklit menstrual. Megjithatë, ai tha se ndodhë që menopauza të fillojë edhe te vajzat në të 20-tat për shkak të harxhimit të funksionit te vezoreve.
“Mund të jetë një vajzë krejt e shëndetshme,dhe për arsye të panjohura vezorët fillojnë të shterren, të ulin funksionin e tyre. Këtu përjashtohet rastet për shkak të trajtimeve dëmtohet funksioni i vezoreve”, tha Morina.
Për më shumë kilko videon:









