Funerali i Diogo Jotës, mijëra të pranishëm! Bashkëshortja përqafon arkivolin mes lotëve, Ronaldo mungon

featured

Gondomar, u kthye mbrëmjen e kaluar në një det njerëzish, ndërsa mijëra vetë u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit sulmuesit të Liverpool-it, Diogo Jota, dhe vëllait të tij André, që humbën jetën tragjikisht në një aksident automobilistik natën mes 2 dhe 3 korrikut.

Ceremonia mortore, e zhvilluar në kishën famullitare të qytetit, u ndoq nga jashtë nga turma të mëdha, ndërsa brenda ishin vetëm familjarë dhe miq të ngushtë. Emra të njohur si Bernardo Silva, Ruben Neves dhe Jorge Mendes ishin mes të pranishmëve, ndërkohë që Liverpool dërgoi një delegacion të veçantë dhe ka njoftuar se do vijojë pagesën e kontratës së Jotës për familjen e tij.

Gruaja e Jotës, Rute Cardoso, me të cilën ishte martuar vetëm 11 ditë më parë, qëndronte pranë arkivolit mes një dhimbjeje të heshtur, ndërsa tre fëmijët e çiftit nuk ishin të pranishëm. Në fund të ceremonisë, ipeshkvi i Portos mbajti një fjalim prekës, duke përmendur dhembjen e fëmijëve dhe familjarëve.

Mungesa e Cristiano Ronaldos në varrim u vu re gjerësisht, pavarësisht mesazhit të tij publik në rrjetet sociale. Mediat raportojnë se ai ndodhej me pushime në jahtin e tij në Majorka, gjë që ngjalli reagime të përziera në Portugali.

Funerali i Diogo Jotës, mijëra të pranishëm! Bashkëshortja përqafon arkivolin mes lotëve, Ronaldo mungon
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *