Sutjenat SKIMS me një pamje të guximshme imitojnë shpimin e thithave, pa dhimbje
Në dispozicion janë për 74 dollarë dhe tashmë po shkaktojnë sensacion te zonjat.
Versioni inovativ i “Ultimate Nipple Bra” (Sytjena Ultimate Nipple) që më parë ishte bërë virale, tani përfshin detaje që imitojnë thithat e shpuara, duke u lejuar atyre që i mbajnë ato të arrijnë një pamje të guximshme pa pasur nevojë për shpime të vërteta, transmeton Telegrafi.
Sutjenat e reja, janë bërë nga mikrofibra e butë dhe kanë shkumë delikate në formë lotësh dhe kornizë me tela të fshehur për një pamje natyrale të gjoksit dhe rehati. Detajet e shpimit janë bërë prej najloni dhe mund të hiqen, duke siguruar fleksibilitet në stil.
Fushata për këtë produkt, e xhiruar nga Mick Kelleher, paraqet një grua që tërheq vëmendjen në një bar, duke theksuar një qasje të guximshme estetike dhe një mesazh humori: “Nxjerr një psherëtimë pa dhimbje”.
Ky version i ri i sutjenave ndjek suksesin e modelit origjinal të vitit 2023, i cili u frymëzua nga Kim Kardashian dhe u shit shpejt. SKIMS vazhdon të ripërcaktojë standardet në botën e veshjeve të brendshme.