Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë mbajtur një minutë heshtje në nderim të jetës dhe veprës pas ndarjes nga jeta të Rexhep Qosjes.
Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ka thënë se ai ishte figurë e shquar e mendimit shqiptar dhe veprimtar i palodhur për çështjen kombëtare.
“Sapo e kemi pranuar një lajm të hidhur për ndarjen nga jeta të akademikut dhe të intelektualit, Rexhep Qosja. Rexhep Qosja ishte një figurë e shquar e mendimit shqiptar, studiues, shkrimtar dhe veprimtar i palodhur për çështjen kombëtare. Në shenjë respekti dhe nderimi për jetën dhe veprën e tij, ju ftojë që të bëjmë një minutë heshtje”, ka thënë ajo.
Ka ndërruar jetë sot dhe është varrosur Rexhep Qosja. Sipas njoftimit të familjes, ceremonia e varrimit është zhvilluar në praninë e rrethit të ngushtë familjar.
Me dëshirën e të ndjerit, nuk do të organizohet ceremoni pritjeje, ndërsa familja ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në organizime institucionale.
Familja ka kërkuar që në këto momente të vështira të respektohet privatësia e tyre dhe t’u mundësohet të mbajnë zi në qetësi.
I ftuar në emisionin “Top Fare” me Anxhelo Shkrelin dhe Julian Hurdha këtë javë ka…
Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti ka mbetur i pakënaqur me paraqitjen e Edon Zhegrovës në…
Rihanna ka rikthyer vëmendjen e fansave me një postim të ri në rrjetet sociale, ku…
Reperi kosovar, Don Xhoni ka bërë paraqitjen e radhës në rrjetet sociale. Këtë herë, ai…
Arjan Konomi dhe Bora Zemani kanë qenë bashkë për disa sezone në formatin e dashurisë…
Kryeministri Hristijan Mickoski në Tv “Sitel” tha se në Qeveri do të ketë ndryshime, duke…