Categories: RAJONI

Balla nga Brukseli: Shqipëria drejt BE-së pa kthim pas, negociatat në fazë vendimtare

Press Online
22 Prill 2026, 15:11

Institucionet europiane vlerësojnë progresin e Shqipërisë në rrugën drejt integrimit. Kështu është shprehur kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Bruksel.

Sipas Ballës, si Parlamenti Europian, ashtu edhe Komisioni Europian dhe vendet anëtare, konfirmojnë se Shqipëria ka bërë përparim të dukshëm në avancimin e negociatave, duke përmbushur detyrimet e marra në bashkëpunim me Komisionin Europian.

“Institucionet europiane, Parlamenti, Komisioni edhe vendet anëtare konfirmojnë se Shqipëria ka bërë dhe po bën një përparim të dukshëm në avancimin e negociatave, duke vijuar përmbushjen e detyrimeve që kemi marrë bashkërisht me Komisionin Europian,” u shpreh Balla.

Balla theksoi se Shqipëria nuk ka qenë kurrë më afër realizimit të aspiratës për anëtarësim në Bashkimin Europian, duke nënvizuar edhe klimën pozitive që, sipas tij, mbizotëron aktualisht në Bruksel.

“Kurrë nuk kemi qenë më afër realizimit të një aspirate shumë shekullore. Këtu në Bruksel ka një atmosferë shumë pozitive në këtë drejtim. Jemi shumë afër dhe do të bëjmë gjithçka për të përmbushur detyrimet tona sipas afateve të dakordësuara me Komisionin Europian,” tha Balla, shkruan A2.

Balla ka theksuar se përpjekjet për të penguar procesin e negociatave nuk do të kenë sukses, duke theksuar vendosmërinë e Shqipërisë për të vijuar përpara në rrugën e saj europiane.

Press Online

Share
Published by
Press Online

Recent Posts

E papritur, në këtë gjendje e publikon Karim Adeyemi, Loredanën!

Artistja shqiptare, Loredana duket se po e kalon jetën si mos më mirë përkrah partnerit…

15 minuta ago

Adioni hedh “zjarr” sërish, përshëndet ish të dashurën këngëtare në Ferma Vip?

Ka disa ditë që në rrjet po flitet se fermeri Adioni ka qenë në lidhje…

1 orë ago

“Rogerti e ka zemrën flori…” befason ish banori i BBVA: Strategjia e lojës së tij ishte…

I ftuar në emisionin “Top Fare” me Anxhelo Shkrelin dhe Julian Hurdha këtë javë ka…

2 orë ago

Tensione, e papritur për Edon Zhegrovën

Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti ka mbetur i pakënaqur me paraqitjen e Edon Zhegrovës në…

2 orë ago

Rihanna ndez verën me postimin e fundit, publikon foto provokuese!

Rihanna ka rikthyer vëmendjen e fansave me një postim të ri në rrjetet sociale, ku…

3 orë ago

A është kjo e dashura e re e Don Xhonit?

Reperi kosovar, Don Xhoni ka bërë paraqitjen e radhës në rrjetet sociale. Këtë herë, ai…

4 orë ago