Categories: AKTUALEMAQEDONI

Afrim Gashi: Qeveria e qëndrueshme në Bullgari çel rrugën për zgjidhjen e kontesteve

Press Online
20 Prill 2026, 13:59

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot uroi Rumen Radev për fitoren në zgjedhjet parlamentare dhe tha se shpreson se më në fund, në Bullgari do të ketë një qeveri të qëndrueshme politike dhe se do të mbyllen çështjet e hapura mes Sofjes dhe Shkupit. “Është normale që për ne si shtet është në dobi të kemi një qeveri të qëndrueshme politike në Sofje, që të mund të mbyllim çështjet që janë të hapura. E dini se kjo Qeveri që nga fillimi ka një zotim të qartë se rruga evropiane është pjesë e agjendës dhe prioritetit tonë. Por, sigurisht, dilemat për të cilat tashmë është e qartë se cilat janë, duhej t’i zgjidhnim së bashku me një qeveri politike në Bullgari”, theksoi Gashi.

Kryetari i Kuvendit shpreson dhe pret që sa më shpejt të formohet qeveria dhe të vendoset kontakti dhe në këtë mënyrë, “të kapet treni” dhe të fillohet me hapjen e kapitujve në rrugën drejt integrimit.

I pyetur për ndryshimet kushtetuese dhe përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, ai u përgjigj se Kuvendi është i gatshëm dhe mund të nisë menjëherë procedurën, por nevojitet vetëm një marrëveshje politike dhe garanci se nuk do të ketë çështje të tilla në lidhje me identitetin në të ardhmen. “Janë të qarta procedurat për ndryshimin e Kushtetutës dhe dihet kush mund të jetë propozues”, theksoi Gashi. Ai shtoi se propozues mund të jenë edhe deputetët, Qeveria dhe presidenti i shtetit. “Vetëm të arrihet marrëveshja, pastaj procedura mendoj se do të jetë pjesa më e lehtë”, theksoi kryetari i legjislativit.

Të gjithë deputetët shqiptarë në Kuvend, theksoi Gashi, e dëshirojnë këtë sa më shpejt. Por ai kujtoi se nevojiten 80 vota deputetësh për ndryshimin e Kushtetutës.

Press Online

Share
Published by
Press Online

Recent Posts

E papritur, në këtë gjendje e publikon Karim Adeyemi, Loredanën!

Artistja shqiptare, Loredana duket se po e kalon jetën si mos më mirë përkrah partnerit…

5 minuta ago

Adioni hedh “zjarr” sërish, përshëndet ish të dashurën këngëtare në Ferma Vip?

Ka disa ditë që në rrjet po flitet se fermeri Adioni ka qenë në lidhje…

1 orë ago

“Rogerti e ka zemrën flori…” befason ish banori i BBVA: Strategjia e lojës së tij ishte…

I ftuar në emisionin “Top Fare” me Anxhelo Shkrelin dhe Julian Hurdha këtë javë ka…

2 orë ago

Tensione, e papritur për Edon Zhegrovën

Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti ka mbetur i pakënaqur me paraqitjen e Edon Zhegrovës në…

2 orë ago

Rihanna ndez verën me postimin e fundit, publikon foto provokuese!

Rihanna ka rikthyer vëmendjen e fansave me një postim të ri në rrjetet sociale, ku…

3 orë ago

A është kjo e dashura e re e Don Xhonit?

Reperi kosovar, Don Xhoni ka bërë paraqitjen e radhës në rrjetet sociale. Këtë herë, ai…

4 orë ago