Categories: MAQEDONI

Mbyllet java e 30-të në Kategorinë e Parë, fitojnë Skënderbeu, Laçi, Pogradeci dhe Luftëtari!

Press Online
12 Prill 2026, 15:46

Janë zhvilluar këtë të shtunë ndeshjet e javës së 30-të në kampionatin “Kategoria e Parë”, ku nuk munguan përballjet e forta dhe rezultatet interesante në garën për objektivat e skuadrave.

Në transfertë, Skënderbeu arriti një fitore të rëndësishme ndaj Burrelit me rezultatin 1-0, duke vijuar të kryesojë renditjen e kampionatit. Fitore në transfertë mori edhe Laçi, që mposhti Kastriotin 2-1.

Fitore bindëse regjistroi Pogradeci, që triumfoi 5-1 ndaj Kukësit në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”.

Në sfidat e tjera të javës, AF Luftëtari fitoi në transfertë ndaj Ilirisë me rezultatin 2-1, ndërsa dy ndeshjet Besa – Lushnja dhe Korabi – Apolonia u mbyllën në barazim pa gola.

Pas javës së 30-të, renditja e kampionatit kryesohet nga Skënderbeu me 73 pikë, i ndjekur nga Laçi me 70 pikë dhe Pogradeci me 67 pikë. Më pas renditen Iliria me 38 pikë, Kastrioti me 36 pikë dhe Besa me 35 pikë.

LEXO EDHE: Java e 31-të e Kategorisë Superiore nis të shtunën dhe mbyllet të hënën! Ja kalendari!

Në pjesën tjetër të tabelës janë Korabi dhe Burreli me nga 33 pikë, Kukësi dhe Apolonia me nga 27 pikë, ndërsa Lushnja ka 26 pikë dhe AF Luftëtari 25 pikë.

Rezultatet e javës 30:

Pogradeci – Kukësi 5-1
Kastrioti – Laçi 1-2
Burreli – Skënderbeu 0-1
Iliria – AF Luftëtari 1-2
Besa – Lushnja 0-0
Korabi – Apolonia 0-0

LEXO EDHE: Jordan sportisti më i pasur, Ronaldo komandon në futboll/ Vetëm një grua në top-50!

Press Online

Recent Posts

Stabilizohet QKUK, furnizohet me stenta

1 Në mbledhjen e 82-të të Bordit të ShSKUK-së, të martën shkurtimisht u bë e…

6 minuta ago

Përcaktimi i degës së Thaçit të Iballes, lidhja e Galicës me Prekazin, dhe risi të tjera nën E-V13>PH2180

Percaktimi i deges se Thaçit te Iballes, lidhja e Galices me Prekazin, dhe risi te…

8 minuta ago

Fansi i bën kërkesen e papritur Anises, këngëtarja habit me veprimin

Anisa Veseli, ka nxitur së fundmi kureshtjen e mijëra ndjekësve të saj përmes një komunikimi…

34 minuta ago

Shokuese! Konkurrenti i reality show-t tenton të mbysë bashkëpjesmarrësen!

Një ngjarje tejet e rëndë dhe e paprecedentë ka tronditur ditën e djeshme reality show-n…

2 orë ago

Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet

Dy të punësuar në Gjykatën Penale të Shkupit janë arrestuar për ryshfet. Njëri prej tyre…

2 orë ago

Kjo është gjëja më e keqe që mund të bësh pas ndarjes nga partneri/ja

Është fakt që pavarësisht se sa lidhje kemi, ndarja nuk bëhet kurrë më e lehtë.…

3 orë ago