Categories: MAQEDONI

Bayern është i pamëshirshëm, shkatërron me 5 gola St. Paulin dhe thyen rekordin historik të Bundesligës!

Press Online
12 Prill 2026, 06:43

Bayern Munich vijon marshimin drejt titullit në Bundesliga, pasi mposhti bindshëm St. Pauli me rezultatin e thellë 5-0 në transfertë.

Skuadra bavareze dominoi takimin dhe arriti një moment historik, duke kaluar shifrën e 101 golave në kampionat – rekord që kishte mbetur në fuqi që nga sezoni 1971/72.

Ndeshja u zhbllokua shpejt, kur Jamal Musiala realizoi me kokë pas një asistimi të saktë nga Konrad Laimer. Bayern vazhdoi të kontrollojë lojën, por pjesa e parë u mbyll vetëm me një gol diferencë, pavarësisht rasteve të shumta.

Në fraksionin e dytë, gjithçka u bë më e lehtë për miqtë. Leon Goretzka dyfishoi shifrat pas një goditjeje standarde, ndërsa më pas Michael Olise shtoi golin e tretë me një goditje të bukur nga distanca.

LEXO EDHE: Milani në krizë, mundet nga Udineze dhe “San Siro” shpërthen në vërshëllima…

Bayern nuk u ndal me kaq – Nicolas Jackson realizoi golin e katërt, ndërsa në fund ishte Raphaël Guerreiro që vulosi “manitën” 5-0.

Me këtë fitore, Bayern regjistron ndeshjen e 10-të radhazi pa humbje në kampionat dhe konfirmon formën e shkëlqyer, ndërsa St. Pauli vazhdon serinë negative pa fitore.

LEXO EDHE: Mbyllet java e 30-të në Kategorinë e Parë, fitojnë Skënderbeu, Laçi, Pogradeci dhe Luftëtari!

Press Online

Recent Posts

Stabilizohet QKUK, furnizohet me stenta

1 Në mbledhjen e 82-të të Bordit të ShSKUK-së, të martën shkurtimisht u bë e…

22 minuta ago

Përcaktimi i degës së Thaçit të Iballes, lidhja e Galicës me Prekazin, dhe risi të tjera nën E-V13>PH2180

Percaktimi i deges se Thaçit te Iballes, lidhja e Galices me Prekazin, dhe risi te…

24 minuta ago

Fansi i bën kërkesen e papritur Anises, këngëtarja habit me veprimin

Anisa Veseli, ka nxitur së fundmi kureshtjen e mijëra ndjekësve të saj përmes një komunikimi…

50 minuta ago

Shokuese! Konkurrenti i reality show-t tenton të mbysë bashkëpjesmarrësen!

Një ngjarje tejet e rëndë dhe e paprecedentë ka tronditur ditën e djeshme reality show-n…

2 orë ago

Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet

Dy të punësuar në Gjykatën Penale të Shkupit janë arrestuar për ryshfet. Njëri prej tyre…

2 orë ago

Kjo është gjëja më e keqe që mund të bësh pas ndarjes nga partneri/ja

Është fakt që pavarësisht se sa lidhje kemi, ndarja nuk bëhet kurrë më e lehtë.…

3 orë ago