Categories: MAQEDONI

Rikthehen zjarret në deponinë e Haraçinës, tymi dhe era e keqe “ngulfatin” banorët

Press Online
10 Prill 2026, 15:48

“Me ngrohjen e motit filloi edhe sezoni i zjarreve në vendin tonë. Siç edhe mund të shihet, deponia mbi fshatin Haraçinë, ka disa ditë që po digjet. Nga zjarrfikësit thonë se deti tani kanë intervenuar por zjarri vazhdon të jetë aktivë”.

Banorët e Haraçinës thonë se tani e disa ditë po përballën me kundërmimin e erës së keqe dhe tymit.

”Po, e pash nga poshtë që dilte tym por kush e ka ndezur nuk e di, kjo u pengon qytetarëve? Po, sigurisht që pengon”, tha një qytetar.

“A u pengon kjo që po ndodh në deponi? Po, shumë na pengon. Kemi kërkuar të ndërmerren masa. Kemi kërkuar por thuan që do të bëhet e shkuan vitet. Zjarrfikësit a intervenuan? Nuk i kemi pa jo”, tha një qytetar tjetër.

“Sot në mëngjes vërtetë kundërmonte ere e keqe. Gjatë verës thuajse gjithmonë. Një që ishte në anën e Kumanovës, në Nikushtak, e mbyllëm pas dhjetë viteve kishim problem me tymin po pas reagimit u mbyll e tani kjo këtu. Aty e bëjnë një fabrikë për riciklim por endë nuk është përfunduar”, u shpreh qytetari.

Nga komuna e Haraçinës thonë që veçmë kanë intervenuar në mbulimin me dhe të pjesës ku digjet deponia dhe se vazhdojnë të ndërmerren masa për shuarjen e plotë.

“Ndërmarrja Publike Komunale “Ambienti”-Haraçinë ndërmori masa urgjente dhe rasti u raportua menjëherë tek institucionet përkatëse. Për ngjarjen u njoftuan zjarrfikësit, të cilët intervenuan 3 deri në 4 herë me qëllim lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit. Paralelisht, ekipet e ndërmarrjes punojnë vazhdimisht në terren për largimin dhe mbulimin e mbeturinave, me qëllim që të parandalohet plotësisht përhapja e serishme e tymit”, thanë nga Komuna e Haraçinës.

Ndërmarrja “Ambienti” ndërmori masa urgjente
Zjarrfikësit intervenuan disa herë
Nga komuna e Haraçinës thonë se ekzistojnë dyshime se zjarri është shkaktuar nga persona të papërgjegjshëm për të cilin thonë se kanë njoftuar edhe policinë. Sa i përket fabrikës se salikimit të mbeturinave afër deponisë, nga komuna e Haraçinës thonë se është në fazën përfundimtare dhe pritët që së shpejti të vihet në funksion./Alsat.mk.

Press Online

Recent Posts

Surpriza prekëse! U detyrua ta shiste vite më parë, 21-vjeçarja blen shtëpinë e gjyshes dhe ia kthen

2 Një histori emocionuese familjare vjen nga Canton, në Illinois, ku 21-vjeçarja Jalyn Dickerson realizoi…

21 minuta ago

Arjan Konomi i zë vendin Arbër Hajdarit vitin e ardhshëm në BBV?

Në She’s On Air, janë transmetuar intervista nga festa pas finales së Big Brother VIP…

46 minuta ago

A po ndahen Selena Gomez dhe Benny Blanco?

Një ditë tjetër, një ndarje tjetër virale që… në të vërtetë nuk ndodhi kurrë. Selena…

2 orë ago

‘Nuk e pranon ekzistencën e nënës’, vajza e Fjolla Morinës u përgjigjet akuzave në rrjet

Së fundmi, Lediana, vajza e këngëtares së njohur Fjolla Morina, ka vendosur të reagojë publikisht…

3 orë ago

Stabilizohet QKUK, furnizohet me stenta

1 Në mbledhjen e 82-të të Bordit të ShSKUK-së, të martën shkurtimisht u bë e…

3 orë ago

Përcaktimi i degës së Thaçit të Iballes, lidhja e Galicës me Prekazin, dhe risi të tjera nën E-V13>PH2180

Percaktimi i deges se Thaçit te Iballes, lidhja e Galices me Prekazin, dhe risi te…

3 orë ago