Categories: SHOWBIZ

Arjan Konomi i zë vendin Arbër Hajdarit vitin e ardhshëm në BBV?

Press Online
24 Prill 2026, 19:35

Në She’s On Air, janë transmetuar intervista nga festa pas finales së Big Brother VIP Albania, ku finalistë, ish-banorë dhe opinionistë ndanë emocionet dhe përshtypjet e tyre pas mbylljes së këtij edicioni të suksesshëm.

Gjatë këtij episodi, vëmendjen e mori një intervistë e shkurtër me Livian, ku të ftuar ishin edhe opinionistët e njohur Arbër Hajdari dhe Arjan Konomi.

I pyetur për ta përshkruar këtë edicion me një fjali të vetme, Arbër Hajdari nuk hezitoi të japë një përgjigje të drejtpërdrejtë: “I jashtëzakonshëm.”

Ai shtoi më tej se ky sezon ka qenë ndër më të veçantët, duke theksuar edhe një herë rolin e rëndësishëm të Top Channel në sjelljen e formateve të suksesshme për publikun shqiptar. “Unë e kam thënë që çdo gjë që del në botë e para transmetohet në Top Channel dhe po, ka qenë një spektakël i jashtëzakonshëm,” u shpreh ai.

Një tjetër pyetje që ngjalli interes ishte ajo nëse Arbër Hajdari do të rikthehet sërish si opinionist në edicionin e ardhshëm. Përgjigjja e tij ishte më e rezervuar, duke lënë gjithçka të hapur:

“Nuk e di, varet… nëse do bëj një punë akoma dhe më të rëndësishme, ndoshta nuk jam.”

Ndërkohë, i pyetur nëse do t’ia linte vendin e tij Arjan Konomit, Hajdari nuk kurseu vlerësimet për kolegun e tij, duke e cilësuar si një figurë me eksperiencë të madhe në këtë fushë.

“Arjan Konomi është profesor i kësaj pune,” tha ai, duke nënvizuar respektin profesional mes tyre.

Press Online

Share
Published by
Press Online

Recent Posts

Kishte profil në aplikacion takimesh, pezullohet zv.sekretarja e Sigurisë së Brendshme në SHBA

Administrata amerikane është përfshirë nga një tjetër rast i bujshëm, pasi zv.sekretarja e Sigurisë së…

24 minuta ago

Surpriza prekëse! U detyrua ta shiste vite më parë, 21-vjeçarja blen shtëpinë e gjyshes dhe ia kthen

2 Një histori emocionuese familjare vjen nga Canton, në Illinois, ku 21-vjeçarja Jalyn Dickerson realizoi…

1 orë ago

A po ndahen Selena Gomez dhe Benny Blanco?

Një ditë tjetër, një ndarje tjetër virale që… në të vërtetë nuk ndodhi kurrë. Selena…

2 orë ago

‘Nuk e pranon ekzistencën e nënës’, vajza e Fjolla Morinës u përgjigjet akuzave në rrjet

Së fundmi, Lediana, vajza e këngëtares së njohur Fjolla Morina, ka vendosur të reagojë publikisht…

3 orë ago

Stabilizohet QKUK, furnizohet me stenta

1 Në mbledhjen e 82-të të Bordit të ShSKUK-së, të martën shkurtimisht u bë e…

4 orë ago

Përcaktimi i degës së Thaçit të Iballes, lidhja e Galicës me Prekazin, dhe risi të tjera nën E-V13>PH2180

Percaktimi i deges se Thaçit te Iballes, lidhja e Galices me Prekazin, dhe risi te…

4 orë ago