Policia e Shqipërisë ka njoftuar se një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet maqedonase, për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare Morinë.
Personi i kapur është K.E nga Shkupi.
“Si rezultat i kontrolleve dhe i verifikimeve në hyrje/dalje, me objektiv goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilët tentojnë të lëvizin ilegalisht për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës, kapën në hyrje të RSh-së dhe arrestuan me qëllim ekstradimin, shtetasin maqedonas:
-K. E., 35 vjeç, banues në Shkup”, njofton Policia.
“Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me Interpol Tiranën, rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Prokuroria Publike e Shkupit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi i paautorizuar dhe shitja e lëndëve narkotike dhe psikotrope”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Maqedoninë e Veriut, vijon procedurat për ekstradimin e 35-vjeçarit”, përfundon njoftimi.
2 Një histori emocionuese familjare vjen nga Canton, në Illinois, ku 21-vjeçarja Jalyn Dickerson realizoi…
Në She’s On Air, janë transmetuar intervista nga festa pas finales së Big Brother VIP…
Një ditë tjetër, një ndarje tjetër virale që… në të vërtetë nuk ndodhi kurrë. Selena…
Së fundmi, Lediana, vajza e këngëtares së njohur Fjolla Morina, ka vendosur të reagojë publikisht…
1 Në mbledhjen e 82-të të Bordit të ShSKUK-së, të martën shkurtimisht u bë e…
Percaktimi i deges se Thaçit te Iballes, lidhja e Galices me Prekazin, dhe risi te…